.

Dua Lipa shfaqet me shqiponjë në duar dhe e gjithë bota i ka sytë nga ajo!


Në fillim të këtij muaji, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ndezi Prishtinën me festivalin “Sunny Hill” të organizuar nga ajo dhe babai i saj.

Dua kërceu me flamurin shqiptar mbi shpatulla “Vallen e tropojës”, duke i treguar me krenari botës origjinën e saj dhe duke na bërë të gjithëve të ndihemi krenarë për të.

Së fundmi, ajo është shfaqur sërish me një shqiponjë një duar gjatë spotit të markës së parfumeve të famshme ndërkombëtare, “YSL Beauty”.

Video nis me këngëtaren e cila mban një shqiponjë në dorë dhe më pas e lë atë të lirë në qiell të hapur.

Shqiponja në spot simbolizon lirinë, megjithatë ky simbol lidhet ngushtë edhe me vendin tonë dhe kush tjetër më shumë se Dua do t’i përshtatej këtij spoti!