.

‘Bullizëm e dhunë edhe në prani të mësuesve’, zbardhet raporti. Çfarë ndodh brenda mureve në gjimnaze

Një emigrant që jeton dhe punon në Itali është konfliktuar me armë me pronarin e një lavazhi në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbej”, ku Luan Lugaj ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Klodian Rrokut.

Foto ilustrim
Foto ilustrim

Pas njoftimit të marrë, forcat e Rendit u vunë në ndjekje të 38-vjeçarit, ndërsa ky i fundit hodhi armën në lumin Buna.

“Nga strukturat e Policisë së Shkodrës, falë reagimit të shpejtë, u arrestua në flagrancë shtetasi: L.L., 38 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër. Shtetasi L.L., pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen ‘Skënderbeg’, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K.Rr., i cili ka qenë duke punuar në autolavazhin e tij. Personi i arrestuar dyshohet se armën që ka përdorur e ka hedhur në lumin Buna gjatë ndjekjes nga Policia, ku vijon puna për gjetjen e saj. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje”, bën të ditur Policia, ndërkohë që ndaj 38-vjeçarit të arrestuar janë ngritur akuzat “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armve luftarake dhe e municionit”.

Nga hetimet e para dyshohet se konflikti mes Luan Lugajt dhe Klodian Rrokut ka nisur pasi emigranti kishte lënë makinën për larje,

Por pasi është larguar 38-vjeçari ka konstatuar se në automjet i mungonte diçka.

Kjo gjë është bërë shkak që mes dy personave të lindë konflikti, i cili për pak përfundoi me pasoja të rënda.