.

Sërish probleme me ligjin, Stresi përplas me makinë një grua

 

Reperi Stresi, i cili njihet për problemet e tij me ligjin, së fundmi raportohet se ka përplasur me makinë një grua në Prishtinë.

Reporteri.net shkruan se qytetarja ishte duke kaluar vijat e bardha kur Stresi e goditi me makinë dhe i shkaktoi lëndime trupore. Sikurse shihet edhe nga fotot e siguruara, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po merret me rastin. Sa i takon gjendjes shëndetësore të gruas, ende nuk ka informacion.

Risjellim në vëmendje se Stresi para pak kohësh doli nga qelia e paraburgimit në Fushë Krujë, ku u mbajt për tetë muaj nën akuzat për përfshirje në një grup kriminal, trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.