.

Kush e vrau 20 vjeçarin nga Burreli në Gjermani? Del rezultati i autopsisë

 

Pas vrasjes së një 20 vjeçari dhe plagosjen e një 31 vjeçari shqiptar në Gjermani, autoritetet hetimore atje janë duke zhvilluar hetime intensive për zbulimin e autorëve të ngjarjes.

Policia po kërkon për foto dhe video nga momentin i ngjarjes që ndodhi dy net më parë në rrethin e Vorsfelde.

Njëri prej viktimave ndërroi jetë pak orë më vonë në spital, i identifikuar si Keidi Pasha nga Burreli. Sipas policisë, i plagosur i dytë nuk është në rrezik për jetën.

Komisioni i vrasjes shpreson që banorët ose kalimtarët oe rastit të kenë fotografuar diçka në kohën e krimit.

“Ne po kërkojmë regjistrime video dhe fotografi të bëra midis orës 8 dhe 11 pasdite në vendin e ngjarjes në Meinstraße”, tha policia.

Hetuesit janë duke u përpjekur për të siguruar foto nga celularët ose kamerat private të sigurisë. Sekuencat filmike të të ashtuquajturave “Dashcams”, të cilat janë instaluar në makina, janë të dobishme. Për më tepër, policia është në kërkim të një automjeti që u largua të martën në mbrëmje rreth orës 22 sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes.

Rezultati i autopsisë: 20-vjeçari vdiq nga plagët me armë zjarri

Një kalimtar kishte paralajmëruar policinë të martën në mbrëmje në orën 22. Zyrtarët më pas gjetën 31-vjeçarin në një ndërtesë banimi dhe 20-vjeçarin në afërsi të Meinstraße. “Bild” raportoi se burrat ishin qëlluar nga një makinë në lëvizje.

Policia nuk e ka konfirmuar akoma. Autopsia e 20-vjeçarit tani ka zbuluar se ai vdiq nga një plagë me armë zjarri, shkruan “ndr” pasditen e sotme.

Zëdhënësi i policisë tha të mërkurën se hetimet po zhvillohen në shumë pista dhe ngjarja është e paqartë ende.

“Kemi një ngjarje goxha të paqartë. Po hetojmë në të gjitha drejtim”, tha zëdhënësi./panorama