.

Ermonela Jaho zgjedh Shqipërinë për pushime, ja ku ndodhet ajo

 

Sopranoja e mirënjohur shqiptare Ermonela Jaho duket se e ka të pamundur të shkëputet nga rrënjët e atdheut. Ajo ka zgjedhur pikërisht Shqipërinë për pushimet e verës.

Por, ndryshe nga shumë prej emrave të njohur, të cilët kanë zgjedhur për të pushuar në vende bregdetare, Ermonela i është drejtuar maleve të thepisura të fshatit të Valbonës në Tropojë.

Ky fakt është bërë i ditur nga disa postime të vazhdueshme të analistit dhe pedagogut Ermal Hasimja në rrjetin social “Instagram”, i cili njihet gjithashtu edhe si kushëriri i artistes së talentuar.