.

Xherdan Shaqiri tregon për jetën në Kosovë: “Nuk kishim as ngrohje”

 

Xherdani Shaqiri është ndër futbollistët më të paguar shqiptarë. Falë talentit të tij ai është vlerësuar nga shumë skuadra të njohura dhe pagesa e tij arrin shifra marramendëse.

Megjithatë fillimet e tij dhe jeta në Kosovë nuk ka qenë aspak e thjeshtë.

Së fundmi ai ka treguar për sakrificat që ka kaluar dhe janë me të vërtetë të tmerrshme.

“Shtëpia jonë nuk kishte nxehje qendrore. Vetëm një oxhak të madh. Ishte një shtëpi shumë e vjetër në një fermë në Basel, ishte ashtu si ishte. As që më shkonte mendja për shtëpinë dhe kushtet e saj, ngrohesha vetë duke vrapuar si një budalla. Vëllai im i madh ishte ai që ankohej më së shumti për të ftohtin, pasi që dhoma e tij ishte sipër, larg nga oxhaku. Ai detyrohej të mbulohej ndoshta me pesë batanije gjatë kohës së dimrit”, ka thënë Shaqiri në një deklaratë.

Ai, ka shtuar: “Zvicra është një vend i shtrenjtë për të gjithë, por ishte shumë më i vështirë për prindërit e mi sepse ata dërgonin para tek familjarët tanë që ishin në Kosovë”.

Xherdan Shaqiri është ndër futbollistët më të paguar dhe paga e tij vjetore arrin 9.5 milionë franga