.

Vdekja e Gjergj Xhuvanit, Meta shpreh keqardhjen: La pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike

 

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas lajmit per ndarjen nga jeta te regjisorit te njohur Gjergj Xhuvani, diten e sotme, pas humbjes se betejes me nje semundje te rende nga e cila vuante.

“Ikja kaq e parakohshme e këtij regjisori të shquar, skenaristi e producenti të spikatur, i cili shkëlqeu përmes punës së palodhur krijuese dhe modestisë fisnike, është një humbje e madhe për artin dhe kinematografinë shqiptare, që Ai i dha një dimension të shquar edhe ndërkombëtar”, shkruan Meta nder te tjera.

POSTIMI I ILIR METES:

Me hidhërim të thellë mësova për ndarjen sot nga jeta të Gjergj Xhuvanit!

Ikja kaq e parakohshme e këtij regjisori të shquar, skenaristi e producenti të spikatur, i cili shkëlqeu përmes punës së palodhur krijuese dhe modestisë fisnike, është një humbje e madhe për artin dhe kinematografinë shqiptare, që Ai i dha një dimension të shquar edhe ndërkombëtar.

I shpreh familjes, miqve e bashkëpuntorëve të tij ngushëllimet më të thella e të sinqerta për humbjen e të dashurit të tyre!

Gjergj Xhuvani na la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike, që nderohet me respekt nga të gjithë e do të mbahet mend gjithmonë.

I përjetshëm kujtimi i Tij!