.

Presidenti Meta me bashkëshorten në Prevallë, ky burrë që ka takuar ka një veçori të rrallë

67965312_2428533363859589_8118647963753906176_n

Kreu i Shtetit ka shpërndarë një foto sot në profilin e tij ne Facebook ku duket së bashku me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe Bajramin nga Prevalla i cili sipas kreut të shtetit, i takon një çmin ndërkombëtar për kosin më të mirë që prodhon.

“Nëse do jepej një çmim ndërkombëtar se kush prodhon kosin më të mirë, nuk do habitesha që vendin e parë do ta fitonte Bajrami, këtu në Prevallë.

Edhe pse dikur mësues, ai i është rikthyer tani traditës shekullore të familjes së tij si blegtor, duke shkëlqyer me punën dhe produktet mjaft cilësore.

I lumtur të njihja këtë njeri të mrekullueshëm”, shkruan Meta.