.

Patos/ Zjarr i madh, përfshihet nga flakët një ullishte

 

Një zjarr masiv ka përfshirë sot ullishtet dhe shkurret në fshatin Siqece të njësisë administrative Ruzhdie, në Patos.

Mesohet se në zonë kanë mbërritur menjëherë zjarrfikëset nga Patosi.

Terreni i vështirë dhe era e fortë favorizojnë përhapjen e flakëve. Këtë verë, në këtë zonë dhe të tjera ka pasur vatra të vazhdueshme zjarri