.

Një mural gjigand në mes të qytetit, Prishtina nderon Dua Lipën

 

Dua Lipa është një ndër artistet shqiptare që ka ngritur peshë emrin e vendit tonë.
Këngëtarja pa mohuar asnjëherë origjinën e saj ka ecur para duke na bërë krenarë çdo ditë edhe më shumë.

Së fundmi këngëtarja ishte në Kosovë për realizimin e festivalit “Sunny Hill” dhe bëri të mundur që emri i vendit të saj të dëgjohej në të gjithë botën.

Për të shpërblyer të gjithë punën që ka bërë Dua për Kosovën, ajo është nderuar me një mural gjigant në një nga pallatet më kryesore.

Fotoja e saj është vizatuar përballë Prokurorisë së Shtetit, përkatësisht në sheshin “Edit Durham”, dhe të gjithë që vizitojnë sheshin mund të shohin muralin madhështor.