.

“Një herë tradhtar, gjithmonë tradhtar” del të jetë e vërtetë

Një herë tradhtar, gjithmonë tradhtar” është frazë e cila mund ta dëmtojë imazhin e partnerit tuaj për një kohë të gjatë. Sipas disa hulumtimeve shkencore, mund të ketë edhe fakte para kësaj idiome të njohur.

Studimi i ri, i publikuar në revistën “Archives of Sexual Behaviour’, përmes eksperimenteve me 484 pjesëmarrës të studimit, ka zbuluar se personat të cilët kanë tradhtuar partnerët e lidhjes së parë, kanë qenë trefish më të prirur ta tradhtojnë partnerin edhe në lidhjen e ardhshme.

Personat të cilët e kanë ditur se ish-partneri e ka tradhtuar kanë qenë gjithashtu dyfish më të prirë që të tradhtohen edhe nga partnerët e ardhshëm.

Nga këto eksperimente dhe duke u bazuar në hulumtimet e mëparshme, ekspertët kanë dalë në konkludim se shprehja e njohur vërtet mund të jetë e vërtetë, prandaj edhe duhet të keni kujdes se kë zgjidhni për partner!