.

Masakruan 23-vjeçarin me thikë dhe e hodhën në kanal, dëshmitarët zbuluan autorët. Gjatë marrjes në pyetje ata…


Me zbardhjen e ngjarjes se dy diteve me pare, te vrasjes se te riut Florian Selimi nga Tropoja, i cili u gjet i pajetë në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”, në fshatin Sulaj të Fierit, u vune ne pranga dy te rinj nga i njejti fshat.

Ngjarja e ndodhur një ditë më parë, tanimë ka dy autorë të dyshuar. Policia ka arrestuar dy autorët e dyshuar për vrasjen e 23- vjeçarit.

Ata janë dy të rinj banues në të njëjtin fshat me viktimën S.S., 26 vjeç, banues në fshatin Sulaj dhe K.M., 20 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

Gazetarja e “Panorama” raporton se policia e Fierit ka marrë mbi 20 dëshmi për vrasjen e 23-vjeçarit Selimi. Gjatë deklaratave të dhëna nga personat që kanë parë apo që kishin dijeni për ngjarjen, kanë dalë emrat e dy të rinjve, të cilët më pas u arrestuan si autorë të dyshuar.

Prokuroria po punon për dokumentimin me prova, krimin e tyre, ndërkohë që deri tani ata nuk kanë pranuar të flasin lidhur me ngjarjen. Gjithsesi, gjatë pyetjeve të shumta nga oficerët e Policisë, ata kanë shfaqur shenja paqëndrueshmërie, duke ngjallur akoma më shumë dyshimet mbi ta./panorama