.

“Ka ardhur koha!” Ronela Hajati tregon planet e mëdha dhe çdo gjë do jetë LIVE


Ronela Hajati mendon se ka ardhur koha të mbajë një koncert recital të madh.

Këngëtarja ka bërë publike planet e saj, të cilat besojmë se deri më tani do të jenë në letër.

Përmes një postimi në Instagram, Ronela Hajati ka bërë të ditur se së shpejti do të organizojë një koncert recital, ku gjithçka do të jetë live.

Ajo njofton se ky koncert do të jetë ndryshe nga ata që kemi parë, me një skenë të madhe, kërcimtarë dhe shumë drita.

“Mendoj se më ka ardhur koha të bëj një koncert recital…kam aq shume këngë që dua ti risjell! Dëshiroj të bëj koncert që askush nuk e ka bërë ndonjëherë…çdo gjë live, shumë valltarë, skenë e madhe dhe drita!”, ka shkruar ajo.

Epo shpresojmë që ta mbajë fjalën pasi kemi nevojë për koncerte të tilla!