.

Dosja “Hajdari”, Izet Haxhia në Apel për masën, ja çfarë kërkon

Izet Haxhia, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen Azem Hajdarit, është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Apelit, për t’u njohur e masën e sigurisë.

Haxhia ka kërkuar që çështja të mos shqyrtohet nga kolegët e gjyqtares Fatmira Hajdari, që është e veja e heroit të demokracisë, Azem Hajdarit. Gjithashtu, Izet Haxhia ka kërkuar edhe përjashtimin e gjyqtarit Asim Vokshi.

Në 2006-n, Izet Haxhia u arrestua në Turqi, ndërsa në maj të këtij viti ai u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vite burg, që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari.