.

“Vajzat kosovare janë të papara”, Rita Ora mbështet publikisht Taynën dhe Dafina Zeqirin


Bashkëpunimi i Taynës dhe Dafina Zeqirit, “Bye bye”, është kthyer në hitin e momentit dhe po dëgjohet jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë kufijve të saj.

Vetë këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram foto të Dafinës dhe Taynës nga klipi i ri, duke shprehur publikisht mbështetjen për to.

“Doja vetëm të thoja pse janë vajzat kosovare kaq të papara? E dashuroj vendin nga jam dhe më pëlqen të shoh femrat të marrin kontrollin dhe të jenë vetvetja e të fyrmëzojnë. Faleminderit vajza që përfaqësoni lirinë dhe i tregoni vajzave të tjera që është në rregull të jesh e pavarur dhe seksi në të njëjtën kohë”, janë fjalët e Ritës në postim, fjalë të cilat kanë gëzuar pa masë Taynën dhe Dafina Zeqirin.

 

Kjo e fundit e ka publikuar foton e Ritës në profilin e saj në Instagram dhe krahas saj shkruan:

“Prapa çdo femre të suksesshme është një grup me femra të tjera të suksesshme të cilat e mbështesin. Rita Ora, ti je shembulli më i mirë. Të dua”.- janë fjalët e Dafinës, ndërsa Tayna shkruan në koment:

“Femrat kosovare duke bërë histori”.

Epo, kjo është me të vërtetë një histori suksesi për këto femra shqiptare!