.

Udhëtoni me urbanë? Policia në aksion, ja çfarë zbuloi prej disa ditësh


Duke marrë shkas nga rrezikshmëria, por edhe nga ankesat e shumta nga qytetarë të ndryshëm edhe nga shoqatat e transportit ndërqytetas apo qytetas, apo shërbimi publik me taxi, mbi shkeljet që karakterizon këtë shërbim në tërësi, rrugorët e kryeqytetit prej ditesh, kanë ndjekur një plan veprimi të dedikuar për kontrollin, evidentimin dhe procedimin e shkeljeve të verifikuara nga mjetet e transportit publik të kategorive të ndryshme.

Në funksion të ketij plani veprimi, janë konstatuar dhe:

• arrestuar në kushtet e flagrancës 1 drejtues autobuzi, pasi gjatë kontrollit policor i ka paraqitur agjentit verifikues një leje drejtimi të falsifikuar

• janë tërhequr 35 certifikata transporti, pasi janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin në linja të ndryshme nga ato për të cilat disponojnë certifikatat e transportit.

• tërhequr 15 leje drejtimi, për drejtim mjeti me mangesi në regjistruesin e shpejtesisë dhe kohës.

• janë vendosur 78 masa administrative për pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar.

• janë proceduar 54 mjete të shërbimit publik pasi janë konstatuar duke marrë pasagjerë në autostrada dhe rrugë interurbane kryesore.

• janë tërhequr 22 licenca për mjetet e transportit publik taxi, pasi janë konstatuar duke qarkulluar në kundërshtim me kushtet dhe kufizimet e përcaktuara në licencë.

• janë proceduar 25 mjete të përdorimit vetjak, pasi janë konstatuar duke transportuar pasagjerë pa lejen përkatëse.

Si dhe janë vendosur 235 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor, ndaj drejtuesve të mjeteve të shërbimit publik.