.

Plagosja në Shkodër/ Dy vëllezërit goditën me thikë vëllain e oficerit për hetimin e krimeve

38-vjeçari qe mbeti i plagosur dje pas sherrit në lokalin ne Shkoder, eshte identifikuar si shtetasi Vatë Shpati, vëllai i oficerit të hetimit të krimeve në Policinë vendore të Shkodrës. Nga hetimet e Policisë, rezulton se autorët e plagosjes janë dy vëllezër të cilët, pas identifikimit u kapen mengjesin e kesaj te marte nga policia. Ne pranga ra edhe nje person i trete.

d3e09e74-11c3-4bf3-bcc2-9f42002ece60

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar dhe intensive u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

S. P. 36 vjeç, banues në Shkodër.

A. M. 28 vjeç, dhe P. M. 29 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, (vëllezër).

NGJARJA

I plagosuri është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe mësohet se ka marrë plagë të rënda nga goditjet me thikë. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se 38-vjeçari dhe dy vellezerit, kanë qenë bashkë në të njëjtin lokal, jo shumë larg nga vendi ku ndodhi plagosja.

Pas një debati mes tyre, Vatë Shpati është çuar për të dalë por dy vëllezërit, disa metra më tutje teksa ka qenë duke ecur në këmbë, e kanë ndjekur dhe e kanë goditur me thikë në bark, duke e lënë të plagosur. Menjëherë pas plagosjes, në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë e Spitalit Rajonal të Shkodrës duke bërë të mundur transportimin e 38-vjeçarit drejt Urgjencës.

Vatë Shpati rezulton se ka marrë plagë të rënda dhe menjëherë është futur në sallën e operacionit duke qëndruar për disa orë në reanimacion. Pas operacionit, gjendja e tij duket më e stabilizuar, por mjekët thonë se duhet ende kohë për të arritur një gjendje optimale shëndetësore.

I plagosuri është vëllai i Pëllumb Shpatit, oficer i hetimit të krimeve në Policinë vendore të Shkodrës. Nga hetimet e para nuk ka të dhëna që ngjarja të ketë lidhje me detyrën e vëllait të 38- vjeçarit. Sipas burimeve, ka qenë një sherr çasti në lokal mes Vatë Shpatit dhe dy vëllezërve të shpallur në kërkim, që çoi më pas në plagosjen e 38-vjeçarit. s.n