.

“Ka qenë ëndrra më e bukur”, Tayna numëron një për një sukseset e saja gjatë këtij viti


Teksa shijon suksesin e bashkëpunimit të fundit me Dafina Zeqirin, të titulluar “Bye bye”, Tayna ka arritur plot 1 milionë ndjekës në Instagram dhe për këtë ka falenderuar të gjithë fansat e saj.

Ajo ka numëruar një për një të gjitha sukseset e këtij viti, i cili rezultoi mjaft i mbarë për këngëtaren.

Ajo u bë e njohur pas bashkëpunimit të famshëm me Don Phenom, “Columbiana” dhe fama e saj u rrit dita ditës.

Në një vit, reperja ka realizuar 11 këngë dhe tashmë është padyshim një ndër emrat më të njohur të momentit.

“1 vit, 11 këngë, 1 milionë ndjekës. Filloi nga 10 mijë… Faleminderit! Ky vit ka qenë ëndrra më e bukur! Ju dua!”- shkruan Tayna krahas fotos së shkëputur nga një skenë e videoklipit të fundit, ndërsa fansat kanë vërshuar në komente ku urojnë reperen e re.