.

E dini cili qytet në Shqipëri ka më shumë gra shofere?


E dimë që të gjithë jeni duke menduar Tiranën por jo.

Durrësi renditet në vend të parë, për numrin më të lartë të lejeve të drejtimit që janë dhënë për gratë.

Në vend të dytë renditet qarku i Lezhës, ku sipas përllogaritjeve të “Monitor” për çdo 1000 gra u pajisën me leje drejtimi 19, i ndjekur nga Tirana dhe Shkodra me përkatësisht 17 dhe 16 gra të pajisur për 1000 banore gra.

Në Elbasan në 2018-n u lëshuan 12 leje drejtimi për 1000 gra.

Më pas Vlora, Berati dhe Kukësi u renditën me përkatësisht 10 leje drejtimi të dhëna për çdo 1000 mijë gra, të ndjekur nga Dibra me 9 leje drejtimi.

Në Fier dhe Gjirokastër, u pajisën me leje drejtimi 8 gra për çdo 1000 banorë. Është për t’u habitur, por në fund të renditjes renditen korçaret të cilat më sa duket nuk kanë interes që ta mësojnë drejtimin e makinës.

Në total në të gjithë Shqipërinë në 2018-n janë lëshuar 20,051 leje drejtimi për gratë, nga 19,444 që u lëshuan një vit më parë.

/Monitor