.

“Zidan më bëri të ndihem i veçantë”, rrëfehet Ronaldo: E dinte cilët lojtarë bëjnë ndryshimin


Kristiano Ronaldo u transferua para një viti tek Juventusi, me bardhezinjtë që shpresojnë se me të në skuadër, do arrijnë të fitojnë Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi portugez është ndalur në një intervistë, të flasë për ish-trajnerin e tij, Zinedin Zidan, teksa shprehet: ”Një lojtar duhet të ndihet pjesë e rëndësishme e një grupi, dhe kur isha tek Reali, Zidan më bëri të ndihem i veçantë. Ai nuk e ndryshoi mënyrën se si unë luaja, atë që unë mbeta gjithmonë i njëjti lojtar, dhe padyshim që ai më ndihmoi shumë mua.

Ishte një person, të cilin unë e respektoja shumë, kur u bë trajneri im unë e njoha atë më mirë, dhe u bëra më shumë tifoz i tij, për mënyrën se si ai ishte dhe fliste, mënyrën se si menaxhonte ekipin, dhe se si më trajtonte mua. Ai më thoshte: ‘Kris ti bën ndryshimin’. E dinte se cilët lojtarë mund të bënin ndryshimin. Ishte gjithmonë i hapur me mua. Kjo është arsyeja pse miqësia me të, do të jetë gjithmonë në zemrën time.”, u shpreh 34-vjeçari.Kujtojmë se Ronaldo luajti për 9 sezone me Real Madridin, dhe në 438 ndeshje të zhvilluara për madrilenët, arriti të shënojë plot 450 gola.panoramaplus