.

Stresi “tallet” me policinë në mes të Vlorës (VIDEO)


Menjëherë sapo u la i lirë dhe doli nga burgu, Stresi nisi jetën e tij si një “gangster”. Një ditë më parë, në një faqe në “Instagram” është publikuar një video, ku reperi shfaqet duke i ikur policisë që është vënë në ndjekje të tij.

Kjo video e realizuar në Vlorë, arriti të tërheqë vëmendjen e të gjithëve menjëherë dhe jo më kot. Stresi ka vetëm pak javë që ka dalë nga burgu i Fushë-Krujës, ku hyri në tetor të vitit të kaluar.

Ndërkohë Stresi pasi u la i lirë, ka nisur menjëherë realizimin e projekteve muzikore dhe koncertet.