.

FOTO/ Jeni duke menduar se është një gjyshe? Nuk është ashtu siç duket! Tani ka vetëm një ëndërr


Një vajzë e vogël që ka lindur me lëkurë të rrudhur është dukur gjithmonë si grua e moshuar. Bo Rakching është vetëm 10 vjeç dhe ka ende fizikun e një fëmije, megjithëse në fytyrë nuk duket si e tillë.

Ajo ka të njëjtën gjatësi si vëllai i saj, Chea, 11 vjeç dhe të rinjtë e tjerë të së njëjtës moshë.

Por ajo ka pamjen e plakjes së parakohshme, ka të ngjarë të shkaktohet nga lipodystrophy ose cutis laxa – një gjendje e rrallë degjenerative.

Bo nuk ka marrë asnjëherë trajtim dhe është përbuzur nga fëmijët e tjerë në fshatin e saj të largët në periferi të Phnom Penh, Kamboxhia.

Të afërmit dhe murgjit vendas kanë bërë që Bo të besojë se pamja e saj është për shkak të karmës së keqe që ajo mbart nga një jetë e kaluar – një nga mësimet themelore të Budizmit.

Bo tha se kur ajo nget biçikletën, fëmijët e tjerë bërtasin duke i thënë plakë, ndërsa motra e saj madje e quan “gjyshe”.

E reja tani ëndërron të ketë një operacion plastik për ta “bërë të bukur”.

Pamjet tregojnë Bo duke folur me një murg lokal, i cili pajtohet me të që ajo “ende nuk ka pastruar rrugën e keqe nga jeta e saj”.

E pyetur nëse ndihet e ndrojtur dhe e turpëruar, ajo thotë “po”, por pranon se nuk e ka pyetur kurrë nënën e saj për trajtim.