.

Dy ishujt më të shtrenjtë në botë… vetëm një gjë është falas!

 

Vendet më të shtrenjta në botë për të jetuar, por edhe për të kaluar pushimet janë dy dhe janë të dy ishuj. Bëhet fjalë për ishujt Kajman në Karaibe dhe Bermuda. Në të dy ishujt, jetesa është shumë e shtrenjtë, përfshirë këtu ushqimet, shërbimi në baret e restorante, transporti.

Sipas të dhënave zyrtare, kostot e jetesës në ishujt Kajman dhe Bermuda, janë 100% më të shtrenjta se Nju Jorku, një nga qytetet më të shtrenjta në botë.

Indeksi i shpenzimeve të jetesës në Bermuda është 114.3%, ndjekur nga ishujt Kajman, pas tyre renditet Zvicra. Në Bermuda, çmimi për një vakt në restorant, është 150% më shtrenjtë se në Europë, ndërsa në ishujt Kajman më shtrenjtë janë çmimet e ushqimeve, me 158% më shumë në krahasim me kontinentin europian.

Çmimi për një natë në këto ishuj fillon nga 260 dollarë, në një shtëpi të thjeshtë, por në restorante apo vila buzë detit, çmimi shkon edhe deri në 100 mijë dollarë dhe këtu nuk përfshihet transporti apo aktivitetet sportive. Falas është vetëm deti.