.

Thyen hundën, duke ndjekur pas një idhull; ja çfarë ka ndodhur me 11 vjeçarin


Të shtunën, “Faraoni” po udhëtonte me automjetin e tij personal nëpër rrugët e Liverpool-it, duke iu gëzuar fitores së parë në kampionat kundër Norëichit, kur një fëmijë 11 vjeç e njohu dhe nisi të vraponte drejt tij. Dhe kështu nisi një histori që ka prekur shumë tifozë.

Historia përfundoi me një foto ku Salah shfaqet duke qeshur, ndërsa vogëlushi, një tifoz me emrin Louis, është i gjakosur dhe me lot në sy, sa nga emocionet e sa nga dhimbja.

Sepse, për të takuar idhullin e tij, nga nxitimi u përplas me një shtyllë ndriçimi, duke thyer hundën.

“Salah ishte shumë i disponueshëm, – tregoi babai i Louisit. – I erdhi shumë keq për atë që ndodhi dhe tregoi dhembshuri për djalin, duke e bërë që të ndihej më mirë. Sulmuesi doli nga makina dhe bëri që djaloshit t’i plotësohej të paktën një ëndërr e vogël: të realizonte një foto me kampionin. Veçse nuk e dinte që kjo foto do ta bënte të famshëm në të gjithë botën.