.

“Përqafojeni nënën si të jetë hera e fundit!” Aktorja shqiptare bën dedikimin prekës


Gati një muaj pas dasmës me partnerin Arbnor Pacolli, aktorja Fiona Gllavica ka bërë një rrëfim prekës në Instagramin e saj.

Në ditën e Kurban Bajramit, Fiona bëri një postim jo për të uruar por për të shkruar disa fjalë për nënën që e humbi vite më parë
“Ishe kaq e madhe dhe humane, kaq e dashur dhe e afërt sa me ty ndaja edhe tituj shoqërie. Më mungon çdo ditë, kurrë s’kam për ta dijtë cilën herë më shumë, por gjithmonë, gjithmonë kujtimi për ty është kaq i freskët dhe kaq i dashur”, shprehet ajo.

Artistja e kujton të ndjerën dhe ditët e bukura që kaluan bashkë dhe ka një mesazh për të gjithë ata që e kanë nënën gjallë.

Fiona thotë se të gjtihë duhet ta përqafojnë nënën e tyre si të ishte hera e fundit!

“Do të doja veç një mesazh të përcjell, të gjithë ju që po më lexoni ndër rreshta, shtrëngoni në përqafim nënat çdo ditë sikur të jetë përshëndetja e fundit”, e mbyll ajo dedikimin prekës.

 

View this post on Instagram

Nanës për ditëlindje Shumë ditë të shënume kanë kalu prej ditës së ikjes së nanës, të shumëta janë gëzimet dhe mbledhitë ku mungon prezenca e saj. Por në këtë ditë të lindjes tënde nanë dua me të kujtu ndryshe prej herave tjera, pa lot dhe pa zemërim që s’të kam në përqafim. Sot, dua me e kujtu buzëqeshjen tënde, ngrohtësinë e shpirtit tënd, përqafimet, aromat e këndshme të ushqimeve që i përgatisje me kaq pasion, shakatë dhe këshillat e tua të panumërta. Ishe kaq e madhe dhe humane, kaq e dashur dhe e afërt sa me ty ndaja edhe tituj shoqërie. Më mungon çdo ditë, kurrë s’kam për ta dijtë cilën herë më shumë, por gjithmonë, gjithmonë kujtimi për ty është kaq i freskët dhe kaq i dashur. Po, më mungon shumë! Do të doja veç një mesazh të përcjellë, të gjithë ju që po më lexoni ndër rreshta, shtrëngoni në përqafim nënat çdo ditë sikur të jetë përshëndetja e fundit. Gëzuar ditëlindja nanë, faleminderit për jetën! Të dua shumë❣️

A post shared by Fiona Gllavica (@fionagllavica) on