.

U tha se u shtrua në psikiatri, Miley Cyrus shfaqet për herë të parë pas lajmeve


Pak ditë më parë në mediat e huaja qarkulloi një lajm ku thuhej se këngëtarja e njohur, Miley Cyrus është në psikiatri.

Thuhej se Miley po kalon një periudhë të vështirë në jetën e saj dhe për t’u përmirësuar u detyrua të shtrohej në psikiatri.

Por mesa duket këto kanë qenë thjesht aludime, pasi këngëtarja po kalon periudhën më të mirë të jetës së saj.

Këngëtarja ka publikuar në Instagram video ku shfaqet mjaft tërheqëse me rrobabanjo dhe bën një kërcim sensual.

Këngëtarja është duke u angazhuar edhe me disa koncerte dhe një ndër ta ishte ai në “Suny Hill” ku elektrizoi publikun me performancën e saj.

 

View this post on Instagram

ROCK THE BOAT ❤️ ?? ❤️??

A post shared by Miley Cyrus (@mileycyrus) on