.

Hidhet Shorti i Superiores, Tirana-Partizani luhet javën e 6-të


Shorti i hedhur në FSHF ka përcaktuar kalendarin për sezonin 2019/2020 të Superligës. Derbi i parë sezonal Tirana-Partizani në javën e gjashtë.

Që në javën e parë, një sfidë direkte për titullin, pasi Kukësi do të luajë përballë Partizanit.

Ndeshjet e javës së parë do të luhen më 24 gusht. Tirana-Luftëtari, Kukësi-Partizani, Teuta-Bylis, Skënderbeu-Flamurtari, Vllaznia-Laçi.