.

Taylor Swift tregon tmerrin e përjetuar: Më kërkonin të vrisja veten

 

Në një intervistë për “Vouge”, këngëtarja e njohur Taylor Swift ka kujtuar sërish debatin e bujshëm me Kayne West dhe Kim Kardashian.

Gjithçka nisi nga rreshtat e këngës së Kayne-s, i cili shprehej se ishte ai që e kishte bërë Taylor-in të famshme.

Megjithëse u vërtetua se Taylor e kishte lejuar vetë Kayne-n t’i përdorte këto fjalë, në një dalje publike ajo u shpreh se reperi po mundohej t’i merrte meritat për atë që Taylor kishte arritur.

Kim Kardashian e quajti këngëtaren nepërkë.

Në intervistën për “Vouge”, këngëtarja rrëfen se kishte kaluar periudhën më të vështirë kur të gjithë e bullizonin.

“Nuk mendoj se ka shumë njerëz që e kuptojnë se çfarë do të thotë të urrehesh nga miliona persona. Kur thua që dikush është anuluar, nuk është një spektakël televiziv. Është një njeri. Të gjithë dërgonin mesazhe të shumta që ose të mbyllja gojën, të zhdukesha ose të ndahesha nga jeta”, ka thënë Taylor. Gjatë intervistës këngëtarja ka rrëfyer se në fillimet e saj në karrierë nuk ka pasur asnjë lloj problemi, por me rritjen është përballur me ngacmime të shumta nga meshkujt e industrisë. “Kur isha e vogël dëgjoja njerëz që flisnin për ngacmime në industrinë e muzikës dhe unë nuk i kuptoja. Më pas kur u rrita, kuptova se unë atëherë isha vetëm një fëmijë. Burrat e industrisë më shikonin si fëmijë, që më shumë ju kujtoja mbesën apo vajzën e tyre të vogël se sa një grua të suksesshme. Kur unë fillova të këndoja në stadiume, kur fillova të dukesha si grua, asgjë nuk ishte më e bukur.”– ka rrëfyer Taylor.