.

Një lajm i mirë dhe një i keq për Jennifer Aniston dhe Brad Pitt!


Kanë ndryshuar shumë gjëra në 14 vitet e fundit, që kur Jennifer Aniston dhe Brad Pitt nuk janë më bashkë.

Martesa, fëmijë, divorc, filma, dhe shumë të reja plot për dyshen, por një gjë nuk ndryshon kurrë.

Lajmi i mirë është se Jennifer Aniston dhe Brad Pitt vazhdojnë të qëndrojnë në kontakt me njëri-tjetrin dhe ta ruajnë miqësinë.

Pitt ishte së fundi në festën e 50-vjetorit të lindjes së ish-gruas së tij, duke nxitur zëra për një pajtim me të.

Aniston raportohet se është gati të fillojë një lidhje të re pas mbështetjes së miqve të saj – përfshirë Pitt.

“Lisa Kudrow, Courteney Cox dhe Jen janë vërtet të afërta dhe e kanë inkurajuar atë deri më sot dhe të dalë nëpër takime”.

Sa i përket Pitt, ai duket se është për momentin beqar. Që nga ndarja nga Angelina Jolie në vitin 2016, thashethemet lidhen edhe me një rimbashkim të mundshëm me Jennifer por asgjë nuk është konfirmuar, përkundrazi.

Një burim pretendon se ai dhe Aniston nuk janë pranë njëri-tjetrit në aspektin romantik, por atë miqësor.

“Ajo vazhdon të mbetet në kontakt me Brad dhe ata herë pas here bisedojnë”, tha burimi.

Por me sa duket, për fat të keq deri këtu shkojnë kufijtë e raportit mes tyre dhe nuk do të dëgjojmë ndonjëherë një lajm për ribashkim!