.

FOTO/ Rakip Suli arrin të futet në zyrën e Bashkisë: Xhelal Mziu? Nuk e njoh! Ndryshoi veten, por jo Kamzën

Kryebashkiaku i ri i Kamzës, Rakip Suli ka arritur sot të marrë zyrën e Xhelal Mziut.

Zyrat e bashkisë janë hapur me forcë, ndërkohë që kryebashkiaku Suli ka mbërritur në orën 16:30 minuta i shoqëruar nga përkrahësit e Partisë Socialiste.

Rakip Suli si gjestin e parë në zyrën e tij ka hequr karrigen e Xhelal Mziut dhe ka marrë një poltronë të thjeshtë për të cilën tha se i “shijonte më shumë”.

I pyetur për paraardhësin e tij, Rakip Suli tha se nuk e njeh fare atë, por u shpreh se ai si persona ka ndryshuar vetën e tij, por jo Kamzën.

“Nuk e njoh këtë person, e njoh si njeri që ka ndryshuar veten dhe jo Kamzën”, tha Suli.

Më tej, kreu i ri i bashkisë u shpreh do pastrohet administrata nga të gjithë punonjësit që nuk përshtaten me ritmin e punës.

“Ai punonjës që do eci me hapin që ne mendojmë ne, ai person që vjen për të marrë rrogën dhe nuk i interesojnë shërbimet që ne do ofrojmë do shkojë në shtëpinë e vet”, tha Suli.

Ndërkohë që me hyrjen në zyrën e lyer me ngjyrë blu, kryebashkiaku socialist tha se nuk e shqetësojnë ngjyrat.

“Mua nuk me shqetësojnë ngjyrat, qytetarët e Kamzës nuk marrin shërbim nga ngjyrat, por nga kryetari dhe nga stafi i bashkisë. Unë nuk do merrem nga ngjyrat, por me hallet e qytetarëve.

Në këtë bashki ka munguar çdo lloje shërbimi, unë do jem kryebashkiak për të gjithë qytetarët e Kamzës. Me apo pa parti sepse fëmijët e tyre nuk duan të dinë se për kë votoi prindi i tyre, por duan ujë dhe shërbime, çerdhe. Puna e parë që do nis është përsa u përket që të merren masat për kopshtet dhe shkollat, pastrimi që është problem i vërtetë dhe vënia në efiçencë e administratës”, tha Suli.

rakipsuli11111rakipsuli111111rakipsulirakipsuli1rakipsuli111rakipsuli1111