.

FOTO+VIDEO/ Turizmi shqiptar drejt një bllofi? Plazhet e jugut mbushen vetëm fundajvave: palët akuzojnë njëri-tjetrin

Turizmi në këtë sezon, edhe pse po trumpetohet se ka një fluks të madh, e vërteta është krejt ndryshe. Kriza politike duket se ka ndikuar drastikisht për të anuluar një numër të madh prenotimet nga agjencitë turistike, dhe më i godituri duket se është jugu i vendit, apo pjesa më e rëndësishme e ofertës turistike shqiptare.

Dy vitet e fundit, zona e rivierës edhe Saranda pati një rritje të huajsh, të cilët këtë vit kanë firuar papritur, ndërkohë që një pjesë e mirë e shqiptarëve në gjendje për të shpenzuar sasi të konsiderueshme parash kanë lëvizur në Turqi edhe në Greqi.

Madje vendi fqinj jugor ka marrë edhe shtresën me me pak të ardhura, por që kërkon cilësi, duke arritur që me një sasi jot ë madhe parash të pushojnë në plazhet e Lefkadas apo Korfuzit.

Hotelierët në sarandë ankohen se dhomat i kanë bosh pikërisht në kulmin e sezonit dhe e vetmja kohë që kanë pasur fluks kanë qenë fundjavat. Një pjesë e hotelierëve ja vënë fajin ofensivës së ofertës turke, e cila këtë vit ka pasur një publicitet agresiv, duke thitur shtresën e pasur në rivierën turke të Bodrumit, kurse shtresën e mesme në zonën e Antalias, e cila ka pasur oferta me çmime konkurruese.

Plazhet duken më bosh se një vit më parë, në një sezon shumë të shkurtër turistik që nuk shkon as tre muaj. Kjo krizë vihet re edhe në zonat më cool të rivierës si Jala, Dhërmiu apo edhe Saranda. Në ditët e javës në Jalë dhe në Dhërmi, plazhet më shik janë thuajse bosh dhe frekuentohen nga klientela e resorteve, kurse pushuesit që rrijnë në shtëpitë në kodër, preferojnë ose plazhet me çmimet më të lira, ose në ekstremitetet e Drimadhesit ku ka vende për plazhe publike.

Siç mësohet  nga drejtues të Organizatës së Turizmit, operatorët e huaj janë duke bërë planet për 2020 dhe po mendohen do ta mbajnë apo jo Shqipërinë në planet e tyre si destinacion.

 

Turizmi është një nga burimet kryesore të valutës në Shqipëri. Vitin e kaluar ekonomia shqiptare përfitoi 1 miliardë e 850 milionë euro të ardhura bruto nga turizmi cka përbën nivelin më të lartë historik. Hapur.al

Hapur.al