.

Si do reagojë Roberti? Nora thotë për Tunën atë që askush se priste


Marrëdhënia mes dy këngëtareve të njohura Nora Istrefi dhe Tuna ka qenë prej muajsh në vëmendjen të mediave. Muaj më parë, Roberti deklaroi se nuk shkonte aspak mirë me kunatën e tij dhe se madje nuk e vizitonte të vëllain për shkak të Norës.

E ftuar në “Xing me Ermalin”, Nora tha: “Shoqe të ngushta nuk kemi qenë asnjëherë dhe as armike nuk jemi. Mes meje dhe Tunës nuk ka ndodhur kurrë asgjë, ka ndodhur një keqkuptim familjar, siç e keni parë të gjithë. As unë as Roberi nuk kemi pasur asnjë lloj problemi dhe urrej kur emri im përflitet në media për të përfituar klikime. E urrej atë pjesë sepse unë nuk kam karrierë të bazuar mbi skandale. Kështu që nuk dua të flas aspak për një skandal ku nuk jam e përfshirë unë personalisht”.

Ndërkohë siç duket marrëdhënia mes dy kunatave është përmirësuar shumë pasi së fundmi në emisionin “Mirage”, Norës i është dashur të zgjedh mes Tunës dhe Genta Ismajlit.

“Normalisht që kunatën”, u shpreh ajo duke qeshur.