.

Kënga ‘Dark Horse’ plagjiaturë, ja sa duhet të paguajë Katy Perry


Ka qenë kënga më e shitur e 2014 dhe ka sjellë 40 milion dollarë, por ishte plagjiaturë.

Kështu për Katy Perry ka ardhur gjoba e madhe. Ajo duhet të dëmshpërblejë 2.8 milion dollarë reperin Marcus Gray për plagjiaturën e këngës ‘Dark Horse’.

Një gjykatë në Los Angeles ka vendosur që kënga është e njëjtë me ‘Joyful Noise’ e shkruar në 2009. Kënga ka qenë një nga sukseset më të mëdha të këngëtares dhe për katër javë ka qenë në krye të klasifikimit të Billboard Hot 100.

Për plagjiaturën avokatët e Gray kishin kërkuar një kompensim prej 20 milion dollarësh. Në të vërtetë prej pothuajse tre milion Katy do të heqë nga xhepi pak, vetëm 500 mijë dollar. Sepse pjesa më e madhe do të paguhet nga Shtëpia diskografike dhe nga autorët. Avokatët e Perry kanë njoftuar që do ta çojnë çështjen në apel.