.

Elvana publikon hitin e ri, bashkëpunim me këngëtarin nga Kosova (Video)

Prej disa ditësh është bërë zyrtar lajmi se Elvana Gjata dhe Ardian Bujupi do të sjellin bashkëpunimin e tyre të parë madje edhe vetë këngëtarja e njoftoi në Instagram duke postuar edhe disa momente nga klipi.

Ata njoftuan se kënga e tyre mban titullin “Meine Liebe” (Dashuria ime) dhe duket se tani çdo gjë është gati. Elvana dhe Ardian kishin menduar që bashkëpunimin e tyre ta hidhnin në treg pak minuta para mesnatës, i cili duket se është pritur mjaft mirë nga publiku.

Në klipin e këngës, Elvana shfaqet më e thjeshtë se kurrë me një këmishë të bardhë, xhinse dhe flokë të çrregullt. Kënga është pritur mjaft mirë nga fansat e tyre dhe menjëherë pas publikimit ka marrë me mijëra klikime në Youtube.