.

Dua Lipa vjen në Kosovë së bashku me një surprizë të madhe për të gjithë dhe ky është një super lajm


Ditën e sotme do të nisë koncerti i shumëpritur “Sunny Hill Festival”, i cili do të mbahet në Kosovë për të dytin vit me radhë.

Pjesë e koncertit të njohur do të jenë artistë shqiptarë dhe me famë ndërkombëtare, të cilët për tre ditë do të bëjnë namin në Prishtinë.

Por me sa duket përveç koncertit Dua Lipa dhe i ati i saj paskan rezervuar një surprizë edhe më të madhe për shqiptarët.

Në një konferencë të dhënë pak më parë ata kanë zbuluar se do të krijojnë një akademi muzikore për të gjithë talentet e reja.

Akademia do të mbajë emrin “ Sunny Hill Academy” dhe që tani ka nisur të mbledhë investimet e para.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, njoftoi se së bashku me “Sunny Hill Foundation” dhe Komunën e Prishtinës do të investojë 150 mijë euro për realizimin e projektit.

“Sunny Hill foundation 150 mijë euro në rregullimin e hapësirave ku do të ketë studio të ushtrimeve e studio regjistruese për talentet e Kosovës. Prej se që e kemi marrë pallatin e Rinisë në Menaxhim do ta japim për shkollën e muzikës Prenk Jakova. Një pjesë do t’i jepet “Sunny Hill foundation” për Sunny Hill Academy”, ka deklaruar Ahmeti.

Kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë për të gjithë talentet e reja, që dëshirojnë të zhvillojnë karrierën e tyre si këngëtarë.