.

Pritjes po i vjen fundi, Miley Cyrus mbërrin në Kosovë një ditë para koncertit(Foto)

Në fillim të korrikut Dua Lipa ndau me të gjithë shqiptarët lajmin më të bukur në lidhje me “Sunny Hill Festival”, që ajo organizon së bashku me babain e saj. Këngëtarja tregoi se në 2 gusht do të performonte në Prishtinë Miley Cyrus. Duke qenë se pritjes për koncertin madhështor po i vjen fundi, Miley ka mbërritur në Kosovë. Media të ndryshme kosovare kanë raportuar ditën e sotme se këngëtarja me famë botërore ka arritur në aeroportin “Adem Jashari” gjatë orëve të pasdites. Miley-n e ka shoqëruar edhe stafi i saj, i cili duket i madh në numër. “Telegrafi” ka siguruar foto dhe video të ndryshme, në të cilat këngëtarja e famshme shihet e veshur shumë thjeshtë.

Cyrus do të këndojë në “Sunny Hill Festival” ditën e nesërme dhe ashtu si çdo herë tjetër pritet që ajo të elektrizojë skenën me performancat e saj. Përveç Miley-t në festivalin e organizuar në Prishtinë do të performojnë edhe disa artistë të tjerë me famë botërore si Calvin Harris dhe Gashi.