.

Pasi doli nga burgu, Stresi nxjerr videon e lekëve në makinë

Vetëm pak javë më parë Stresi doli nga qelia, një lajm që bëri bujë në të gjithë mediat. Reperi i njohur është përfolur shumë pasi pas daljes i dha fund lidhjes me bashkëshorten Keisi. Ai i është futur punës seriozisht dhe vetëm pak ditë më parë publikoi këngën e parë pas shumë muajsh.

Siç duket karriera e këngëtarit po ecën mjaft mirë dhe Stresi po e shijon në maksimum suksesin e tij. Ai ka publikuar një video në Insta Stori ku edhe shfaqet duke përkëdhelur tufat me para dhe po ashtu duke bërë sikur flet në telefon me to.