.

Papritur, interneti u pushtua nga puthja më e sikletshme e momentit ku protagonist është Brad Pitt


Ditën e sotme po bën xhiron e rrjetit një foto ku Brad Pitt shfaqet duke u puthur me aktoren e njohur Lena Dunham.

Ata ndodheshin në premierën e filmit më të ri të Tarantino-s, “Once upon a time in Hollywood”, së bashku me pjesën tjetër të kastit të aktorëve.


Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është momenti i sikletshëm i takimit të Brad Pitt me Lena Dunham-in.

Fotografëve nuk u ka shpëtuar momenti kur Lena i është afruar për t’i dhënë Brad-it një puthje mes faqes dhe buzëve, e cila me siguri ka qenë një keqkuptim.

Kaq ka mjaftuar që fotoja e tyre të bëjë xhiron e rrjetit dhe të gjithë po diskutojnë momentin e sikletshëm mes aktorëve, të cilët më pas janë ndarë duke u sjellë sikur asgjë e tillë s’kishte ndodhur mes tyre.