.

Hygerta Sako behet nostalgjike,poston foton e 10 viteve me pare


Hygerta Sako është një ndër moderatoret më të njohura të ekranit.

Moderatorja merr shpesh vëmendjen e shtypit rozë edhe për shkak të pamjes së saj, teksa cilësohet si një ndër femrat shqiptare më të bukura.

Së fundmi, ajo është bërë nostalgjike dhe është kthyer pas në kohë.

Hygerta ka publikuar një foto ku shfaqet në 10 vite më parë duke prezantuar emisionin “Jo vetëm kafe”.

“10 vite më parë kur prezantoja emisionin e mëngjesit ‘Jo vetëm kafe’. Koha vrapon”, shkruan ajo.

Ia vlen të themi se vitet për të janë vetëm një numër.