.

Çifti Beckham blejnë aparamentin më të shtrenjtë në botë, vlera e tij marramendëse

Një prej çifteve më të fuqishëm në botë, David dhe Victoria Beckham kanë mahnitur me shpenzimin e tyre të fundit në pasuri të paluajtshme.

Ata kanë bërë të tyrin apartamentin më të shtrenjtë në botë, i cili kushton rreth 40 milion euro.

Apartamenti ndodhet në “One Thousand Museum”, një prej zonave më të mira të Floridës dhe është projektuar nga arkitekti i mirënjohur iraken Zaha Hadid.

Në pjesën e sipërme, apartamenti ka të projektuar një pistë për uljen e helikopterit të familjes.

Pjesa e sipërme e tij rrethohet nga një pishinë gjigante.Ndërtesa e lartë 215 metra ka 62 kate dhe një prej 83 apartamenteve të saj është bërë pronë e çiftit Beckham.