.

A do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre?Kida flet për raportin me Mozzik

Kida është një nga këngëtaret më të suksesshme të momentit dhe e gjithë vera është e ngjeshur me koncerte të shumta për të. Së fundmi këngëtarja është bërë pjesë e emisionit “Pushime On Top” për të përcjellë përmes ekranit emocionet përpara një koncerti në Sarandë. Në një intervistë të shkurtër me Flori Gjinin, Kida ka zbuluar disa nga planet për muzikën dhe marrëdhëniet me kolegët.

Në fund të janarit këngëtarja u largua nga ‘On Records’ dhe kur u pyet nga Flori nëse mund ta rinovonte kontratën me labelin e njohur Kida u përgjigj: “Kur punon për shumë vite me njerëz të njëjtë nuk ke hapësirë për të sjellë gjëra të reja”. Pas largimit Kida vazhdoi të ruajë marrëdhëniet e mira me pjesëtarët e ‘On Records’ dhe me gjithë kolegët këngëtarë që kanë qenë pjesë e tij.

Këtë gjë ajo e vërtetoi kur u shpreh se mundet të bashkëpunojë edhe me Mozzik, i cili nuk u nda aspak mirë nga ‘On Records’. “Asnjëherë nuk kam pasur problem me të direkt dhe normalisht mund të bëhet një bashkëpunim. Të gjithë i kam shokë dhe kolegë të mirë”, është shprehur Kida në ‘Pushime On Top’. Kujtojmë se së fundmi këngëtarja ka publikuar dy këngë mjaft të suksesshme, “Deja Vu” dhe “N’Tela”, në bashkëpunim me Lyrical Son dhe Ermal Fejzullahun.