.

FOTO/ U ‘kapën mat’ teksa putheshin / 5 gjëra që duhet të dini për të dashurin e ri të Lady Gagës

Ditën e djeshme u bënë virale në internet fotot ku këngëtarja Lady Gaga po shkëmbente puthje me të dashurin e saj më të ri Dan Horton.

Të dielën, 33-vjeçarja u fotografua duke u puthur me Dan Horton (37 vjeç), ndërsa po drekonin në një restorant.Në foto, Gaga është parë duke qëndruar në këmbë pranë të dashurit të saj, i cili qëndronte ulur, ndërsa ajo përkulej dhe i dhuron një puthje.

Po kush është Dan Horton i cili nuk është shumë i njohur në botën e artit?

Më poshtë kemi paraqitur 5 gjëra që kanë të bëjnë me të dashurin e ri të Lady Gagës.

Ata kanë punuar së bashku
Horton ka punuar me këngëtaren në këngën e saj “Bad Romance” dhe që nga Nëntori 2018 si inxhinier monitorues për rezidencën e saj ‘Enigma’ në Las Vegas.

Horton ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj
Si inxhinier audiosh profili i tij në LinkedIn deklaron se ai më parë ka punuar me emra të njohur në fushën e artit përfshirë Camila Cabello, Bruno Mars, Justin Timberlake dhe Jay-Z. Ai gjithashtu është punësuar dhe nga ‘The Tonight Show’ me Starring Jimmy Fallon dhe Glee Live.
Ai ka qënë i martuar
Horton u martua në mars të vitit 2013 me aktoren e njohur Autumn Guzzardi por që u divorcuan në vitin 2018. Çifti nuk kishte fëmijë.
Pasi fotot me Lady Gagën u bën publike Horton ka bërë privat llogarinë e tij në Instagram

Është i vendosur në Nashvill
Ai është diplomuar në Universitetin në San Francisco aty dhe ku ka lindur por kohën më të madhe të tij e ka shpenzuar në las Vegas, Los Angeles dhe Connecticut.