.

Ermal Mamaqi ‘tradhton’ Elvana Gjatën! Në filmin e ri bën pjesë këngëtaren e famshme


Prej disa kohësh, Ermal Mamaqi ka njoftuar se është duke punuar për një film të ri, i cili sipas tij, do të thyejë rekorde.

Pas “Dy gisht mjaltë” Ermali ka nisur punën për një tjetër komedi, por ende nuk ka zbuluar asnjë detaj lidhur me të.

Megjithatë, burime për “Blitz.al” bëjnë me dije se Ermali në filmin e ri ka zgjedhur një tjetër këngëtare super të famshme.

Bëhet fjalë për Encën, e cila për herë të parë do të provojë veten në këtë fushë.


Enca në videoklipet e saj ka treguar se është e zonja në aktrim, kujtojmë projektin e saj “Dua”.

Të gjithë jemi shumë kuriozë të shohim këngëtaren si aktore dhe të zbulojmë skenat të cilat do të realizojë./iconstyle