.

Ekstremisht e dobët, Celine tregon arsyen e rënies drastike në peshë

 

Këngëtarja e njohur Celine Dion i është përgjigjur së fundmi shqetësimit të fansave, të lidhur ngushtë me rënien e saj drastike në peshë.

Celina ka thënë për BBC se gjendja e saj shëndetësore është mjaft e mirë dhe se humbja në peshë i atribuohet pasionit të saj të ri, baletit, që e praktikon katër herë në javë.

“Unë jam duke punuar shumë. Më pëlqen të lëviz dhe prandaj kam humbur shumë peshë”-ka thënë 51-vjeçarja e cila duket më elegante se kurrë më parë.

Risjellim në vëmendje se këngëtarja australiane u përball tre vite më parë me humbjen e bashkëshortit Rene Angelil dhe të vëllait Daniel. Me shumë gjasa, fansat e saj do të kenë marrë parasysh si faktorë ndikues edhe goditjet e forta emocionale.