.

ZYRTARE/ Nuk ka rinovim, Teuta e mbyll me ish-lojtarin e Kombëtares


Pas largimeve të Gerhard Prognit e Tomislav Bushiç ditën e sotme, Teuta e mbyll edhe me një tjetër lojtar me eksperiencë në ekip. Bëhet fjalë për portierin Ilsi Hidi.

Ish-portieri i Kombëtares, ka përfunduar kontratën me durrsakët pas ndeshjeve në Kupat e Europës, dhe palët janë ndarë në mirëkuptim me njëra-tjetrën, duke mos rinovuar për më tej. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga klubi për “Panorama Sport”.

Isli Hidi erdhi sezonin e kaluar tek durrsakët, dhe përgjatë këtij sezoni bëri paraqitje mjaft të mira, ku ishte vendimtar me disa pritje decivize, që në fund shërbyen për të kapur edhe vendin e tretë në kampionat.