.

Merkato e zjarrtë, një tjetër futbollist i Kombëtares në orbitën e Kukësit


Andi Lila hyn në radarët e Kukësit. Mbrojtësi i Kombëtares është aktualisht i lirë pas ndërprerjes së bashkëpunimit me PAS Janinën.

Kavajasi nuk e ka përjashtuar asnjëherë mundësinë që të rikthehet në kampionatin shqiptar dhe ka pasur negociata të avancuara me Tiranën, por deri tani nuk është gjetur akordi.

Ndërkaq, mësohet se nënkampionët e Shqipërisë kanë shfaqur interes dhe mund ta sfidojnë Tiranën për shërbimet e mbrojtësit. Lila mund të luajë si mbrojtës i djathtë, qendërmbrojtës, por edhe si mesfushor shkatërrues.