.

Vlorë /Gomonia jep alarmin në mes të detit, shpëtohen dy persona

Një gomone në Vlorë ka pësuar defekt në det gjatë kohës që lundronte. Dy persona që ndodheshin në bordin e saj janë shpëtuar.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar. Operacioni për shpëtimin e 2 shtetasve u ndërmor nga Policia dhe Roja Bregdetare.

“Balkanweb” raporton se gomonia ka qenë brenda gjirit. Dy personat që kanë dhënë alarmin janë shpëtuar mbrëmë rreth orës 00.00 nga Roja Bregdetare.

Për fat të mirë, deti mbrëmë nuk ka qenë i trazuar. Të shpëtuarit kanë deklaruar se nuk kanë ndjerë rrezik të madh në det, por mjeti me të cilin ata udhëtonin ka pësuar defekt. Ata janë përpjekur ta riparojnë. Kur nuk ia kanë dalë dot që ta riparojnë, kanë kërkuar ndihmë.