.

Polici nxjerr këmbën nga dritarja e makinës, Berisha publikon foton: Kjo është fytyra e “narkopolicisë”

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pamjen e një automjeti policie që sipas tij përshendet “qytetarët me këmbë”.

Në foto shihet automjeti me targat “Policia 1470” , dhe në dritare shihet këmba e një prej udhëtarëve që sipas Berishës është një “narkopol i kreut të meduzës dhe Vasal Kimikut”.

Fotografia sipas mesazhit të publikuar nga Berisha është realizuar nga një qytetar në Lukovë.

“Një pamje që kurrë nuk e keni parë! Narkopolici i kreut te meduzës dhe Vasal Kimikut nxjerr nga dritarja dhe përshëndet udhëtaret me këmbe!

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb

Doktor përshëndetje narkopolicia sot ne Lukovë ka nxjerr këmben nga xhami ky kriminel kjo eshit fytyra e këtyre narkopolicve te Edvin Hajdutit”, thekson ai