.

Përplasje në mesnatë te Unaza e Re, në pranga babë e bir (Emrat)

Banorët e Unazës së Re vazhdojnë që të protestojnë kundër prishjes së shtëpive të tyre në këtë zonë.Edhe mbrëmë ata kanë dalë në rrugë dhe kanë protestuar. Madje, ka pasur edhe përplasje me policinë.

Si rrjedhojë e përplasjes fizike mes protestuesve dhe policisë, janë arrestuar babë e bir. Mësohet se në pranga kanë përfunduar shtetasit Maliq dhe Eduard Ferhati.
Banorët e Unazës së Re kanë disa muaj që protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre.