.

Ndryshimet ne qarqe/Ditmir Bushati mbetet pa post

 

Nga ndryshimet e propozuara sot prej kryeministrit Edi Rama brenda Partisë Socialiste, shohim që i vetmi i mbetur pa post nga emrat e përmendur është ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili kohët e fundit nuk i ka kursyer kritikat për partinë ku bën pjesë.

Blerina Gjylameti dhe Lindita Nikolla që lënë drejtimin e Qarqeve Tiranë e Lezhë, kanë marrë disa poste të tjera brenda partisë.

Të gjitha ndryshimet në PS
Valdrin Pjetri- Koordinator për qarkun e Shkodrës në vend të Ditmir Bushatit

Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati- Koordinatorë në Tiranë në vend të Blerina Gjylametit

Sandër Lleshaj- Koordinator për qarkun e Lezhës në vendin e Lindita Nikollës

Ilir Beqaj- Sekretar për koordinimin e punës së këshillave

Gent Cakaj do të marrë sekretariatin për Rininë

Blerina Gjylamenti kalon te sekretariati për dixhitalizimin

Arben Pëllmbui- Sekretar për koordinimin dhe organizimin

Lindita Nikolla- Sekretare për burime njerëzore në PS